Sat, Apr 19, 2025

“Happy End”, PSG për pak e bën dramë, por kualifikohet për në gjysmëfinale, Luis Enrique: Merituam të kalonim më tej

  • PublishedApril 16, 2025

“Happy End”, PSG për pak e bën dramë, por kualifikohet për në gjysmëfinale, Luis Enrique: Merituam të kalonim më tej

PSG arrin të kualifikohet mes drithërimash, kjo pasi parizienët dolën të mundur në “Villa Park” 3-2 ndaj Aston Villa, por arrijnë të kalojnë në gjysmëfinale pas rezultatit të përgjithshëm 5-4.

Në Birmingham, kualifikimi i skuadrës së Luis Enriques pritej të ishte thjesht një formalitet, sidomos pas gjysmëorëshit të parë, aty ku kampionët francezë e patën veten të udhëhiqnin rezultatin 0-2. Fillimsht në minutën e 11 do të ishte Hakimi që do të realizonte në portën e vendasve, pas një dalje jo të studiuar mirë nga portieri Martinez, ndërsa në të 27 minutë do të ishte Nuno Mendez që do të shënjestronte saktë portën pas assistit të Dembele.

Megjithatë skuadra e drejtuar nga Unai Emery nuk dorëzohet, teksa shkurton diferencën e golave fillimisht me Tielemnas 11 minuta nga fundi i pjesës së parë, ndësa brenda dy minutash me nisjes e fraksionit  të dytë përmbys rezultatin me golat e McGinn dhe Konsa. Minutat e mbetura ishin dramatike për PSG, që megjithatë ia doli të mbrohej mjaft mirë edhe falë një paraqitje të shkëlqyer nga portieri italian Donnarumma. PSG pret biletën për në fazën gjysmëfinale aty ku do të pres fituesin e çiftit Real-Arsenal.

I lumtur për kalimin më tej, u shfaq në fund të ndeshjes, tekniku spanjoll i parizienëve, Luis Enrique: “Zhvilluam një ndeshje shumë të mirë, e nisëm vërtete mirë, por jemi në Champions League, ekipi kundërshtar ka shumë cilësi. Megjithatë po të kemi në konsideratë të dyja përballjet e merituam kalimin për më tej”.

Edhe prestigjiozja franceze “L’equipe”, i bën jehonë kualifikimit të PSG, teksa ditën e sotme hapet me titullin: “Happy end”.

L'equipe
 


AlbaniaWeb.net