Sat, Apr 19, 2025

“Hetuesit e BKH u goditën për shkak të detyrës”/ Klodiana Lala: Nëse Kapllanaj ka ndërhyrë për të marrë informacione në polici, duhet të merret në pyetje

  • PublishedApril 16, 2025

Gazetarja e News24, Klodiana Lala e ftuar në “Open”, i është drejtuar ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj, se me ndërhyrjen në sistem për identifikimin e targës së automjetit të hetuesve të BKH-së, kanë bërë shkelje të ligjit dhe për këtë duhet të merret në pyetje.

Vetë Kapllanaj pohoi se një prej punonjësve të kompanisë i kanë dhënë targën një punonjësi të qarkullimit rrugor dhe ai pasi e ka verifikuar, ka njoftuar se kjo makinë nuk është e regjistruar.

Kjo deklaratë ka shkaktuar përplasje në studio ku gazetarja Lala tha se, kjo do të thotë nënshtrim i policisë ndaj “të fortëve” në rrethe.

“E kanë zgjidhur fshatçe, për mua ai punonjës i policisë rrugore që ju ka informuar duhet të arrestohet”, tha gazetarja.

()

 

 


AlbaniaWeb.net