“Me SMS ose e-mail”/ Celibashi njofton ndryshime në procesin e shpërndarjes së votës së diasporës: Nëse qytetarët nuk gjenden në shtëpi…
Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se disa nga detajet në procesin e shpërndarjes së zarfeve me fletët e votimit për shqiptarët e diasporës është modifikuar.
“Kemi shtuar si KQZ kontrollin , një fazë tjetër të saj dhe kompani DHL ka bërë të njëjtën gjë, kjo na ka çuar në shtyrjen e afateve për dorëzimin e fletëve të votimit, por kjo nuk cënon procesin.
Ne shpresojmë që në 2 ditë, por në rastin më ekstrem brenda javës të përfundojë procesi i dërgimit.
Disa procese pune janë modifikuar gjatë rrugës për të rritur eficencën dhe garancinë.
Zgjedhesit nga jashtë do të njoftohen nga DHL jo vetëm nëpërmjet lënies së një shënimi. Në mënyrë të unifikuar zgjedhjeve të unifikuar do t’u komunikohet me mesazh telefonik apo email se kur u mbërrin zarfi, dhe nëse nuk mund ta presin në banesë, mesazhi do të përmbajë të dhënat në lidhje me vendndodhjen e zyrave ku mund të shkojnë ta tërheqin.
Kjo besojmë se rrit eficencën dhe mundësinë për shpërndarjen 100 për qind të fletëve të votimit”, tha ai.