Sat, Apr 19, 2025

NBA/ Starton faza “Play-In”, Golden State e Orlando “fluturojnë” në çerekfinale

  • PublishedApril 16, 2025

NBA/ Starton faza “Play-In”, Golden State e Orlando “fluturojnë” në çerekfinale

Mbrëmjen e së martës nisi edhe faza “play in” në NBA, e cila do të përcaktojë dy skuadrat e fundit çerekfinaliste për të dy konferencat, për të nisur më pas me fazën e zakontë të “Play-Off”.

Në këtë fazë luajnë skuadrat e renditura në vendet 7-10 në përfundim të sezonit të rregullt. Skuadra e Golden State fitoi 121-116 ndaj Memphis, në përfundim të një takimi me shumë rivalitet. Jimmy Butler me 38 pikë e Stephen Curry me 37 pikë bënë diferencën në fushë për ekipi e Warriors, që avancon në çerekfinale. Ylli i Memfis Ja Morant realizoi vetëm 22 pikë, me skuadrën e Grizzlis që do të ketë edhe një shans të fundit, aty ku do të presë fituesin e çiftit Sacramento Kings-Dallas Mawericks.

Në Konferencën e Lindjes, një biletë për më tej siguron ekipi i Orlando Magic, që në fushën e tij mundi 120-95 Atlanta. Ndeshje pa shumë histori, ku për vendasit u dallua Cole Anthony me 26 pikë, që e nisi ndeshjen nga stoli. 28 pikët e Young mbetën thjeshtë për statistikë, me ekipin e Atlantës që do të përballet me fituesin e çiftit Chicago Bulls-Miami Heat.


AlbaniaWeb.net