Sat, Apr 19, 2025

Përplasja mes hetuesve të BKH dhe nipërve të Agron Kapllanaj, ish-prokurori Gent Trenova: Subjekte të vogla zgjedhore mund të bien “pre” e hetimit të SPAK

  • PublishedApril 16, 2025

Për ish-prokurorin Gent Trenova, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, nuk është çudi që subjekte të vogla zgjedhore mund të jenë pjesë e hetimit të SPAK.

Trenova tha se SPAK do ta ketë të vështirë të hetojë rastet e krimeve zgjedhore, pasi ata duhet të kenë referime nga policia.

“Por nuk besoj se policia do të referojnë në SPAK, rastet e krimit zgjedhor nga subjektet zgjedhore. Nga ana tjetër, vetë SPAK ka presion nga ndërkombëtarët dhe media, duke dashur të ketë sukses në këto lloj hetimi, nuk është çudi si rasti i zotit Kapllanaj, që mund të bien pre e lehtë e hetimit, mund të jenë pjesë e hetimeve të SPAK”, tha ish-prokurori Gent Trenova.

()


AlbaniaWeb.net