Sat, Apr 19, 2025

“Rendësi ka kualifikimi”, Flick nuk zgjedh mes Inter e Bayern: Do e shoh nga divani

  • PublishedApril 16, 2025

“Rendësi ka kualifikimi”, Flick nuk zgjedh mes Inter e Bayern: Do e shoh nga divani

Disfata në “Iduna Park” nuk zbeh kurrsesi këtë rrugëtim fantastik të Hansi Flick në krye të Barcelonës, me ekipi i tij që është në garë për çdo trofe, në fazën gjysmëfinale të Champions League, në krye të La Liga-s dhe në finalen e Kupës së Mbretit. Tekniku gjerman u shfaq i kënaqur pas këtij kualifikimi, e vetmja gjë që në fund ka rëndësi është arritja e objektivit:

“Jemi në gjysmëfinale. Nëse i referohemi dy ndeshje, mendoj se e meritonim të kalonim këtë turn. Dortmund ka një skuadër fantastike, na e bënë jetën të vështirë, por u kualifikuam dhe vetëm kjo ka rëndësi në këtë pikë. Kjo nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, por dhe për meritë të Dortmundit. Ajo që ekipi ynë ka bërë këto javë është fenomenale. Kemi bërë një hap përpara, por jemi ende shumë larg finales. Inter apo Bayern, kë preferoj? Do të qëndroj në shtëpi, do e shoh ndeshjen nga divani. Nuk kam asnjë preferencë”, u shpreh Flick.

Nuk e fshehu zhgënjimin për këtë eliminim trajneri i Dortmund, Nico Kovac, kjo pasi në sytë e tij, në disa momente gjatë ndeshjes mendoi se mund t’ia dilnin: “Ishte shumë e rëndësishme që të shënonim gol menjëherë, më pas kur realizuam golin e dytë realisht mendova se mund t’ia dilnim, por erdhi ai autogol. Pas golit të tretë mund të ndodhte gjithçka, por gjithsesi, jam shumë i kënaqur me atë që zhvilloi skuadra”, u shpreh Kovac.

()


AlbaniaWeb.net