“Sa herë të kam rënë në qafë..”/ G Bani shpreh hapur votën e tij për këtë banor
Pavarësisht debateve të forta dhe përplasjes që çoi në përjashtimin e tij nga loja, G Bani ka befasuar ndjekësit me një gjest pajtues ndaj Gjesti-t. Reperi ka ndarë një postim në Instagram ku shfaqet duke dërguar vota për këngëtarin, të cilin dikur e akuzonte shpesh dhe me të cilin pati një incident fizik që e detyroi produksionin ta përjashtonte nga gara.
Në përshkrimin e postimit, G Bani shprehet:
“Tash që e dogja finalen në shenjë proteste për rruzaren e hedhur në pishinë, besoj kam të drejtë të votoj për cilin ma don shpirti.”
Ai gjithashtu falënderon Gjesti-n;
“Të faleminderit për urimin që bane për babin tim dhe më fal për sa herë të kam rënë në qafë me të padrejtë.”
Në fund, reperi e mbyll me një mesazh të qartë për publikun:
“Kisha dashur të fitosh vetë, ama nga ata që kanë ngelur aty më dukesh më i miri për çmim të parë. Përhajr edhe hajde më gjallë.”