Sat, Apr 19, 2025

Tak-Fak! “Nipi” ‘i nxin jetën’ “hallës”. I ndërton pa leje ngjitur me banesën. Xhevahire Arapi mes lotësh: Kam frikë të fle, jam ankuar kudo e askund nuk…

  • PublishedApril 16, 2025

Tak-Fak

Zonja Xhevahire Arapi nga Durrësi ka denoncuar në emisionin Tak Fak në News 24 se komshiu në katin poshtë, ka ndërtuar një objekt pa leje ngjitur me murin e ballkonit të saj.

“Jam banuese në pallatin tetë katësh, lagjja numër 6, të rrugës Juxhin Guza. Komshiu poshtë në katin e parë ka ndërtuar një objekt, punon në biznesin e vet bashkë me gruan, ku qepin dhe bëjnë rrjeta peshku. Kur ishim në Itali së bashku me bashkëshortin tim se e kam pasur shumë të sëmurë nga zemra, im shoq i tha se çfarë ke bërë kështu, pse ke ndërtuar, kush ta ka dhënë lejen. Burri do shkojë prapë në Itali, se i bllokohet frymëmarrja, tha dua ta gjej të prishur atë ndërtim pa leje. Ai tha se do e prish, por sa të rris fëmijët. Fëmijët iu rritën, njërin çun e ka në Amerikë, tjetrin në Francë. IMT i tha se do ia prishë dhe këtë pjesë, nëse ankohesha unë. IMT tha se do prishin një ndërtim të madh në plazh dhe sa të prishin atë, do e prishin dhe këtë. Mirëpo nuk erdhën ta prishin këtë ndërtim pa leje. Ardian i thashë, Kujtimi im vdiq, do e prishësh atë ndërtim pa leje. Unë kam frikë të flej. Në vend m’i halle, e prish unë ndërtimin tha”, tha Xhavahire Arapi.

Ky objekt pa leje është kthyer në mollë sherri mes shtetases Xhavahire Arapi dhe shtetasit Ardian Turku.

“Do më lësh objektin pa leje dhe dy vite më tha se do të paguaj muaj për muaj nga 500 mijë. M’u duk e çuditshme. Kurrë i thashë, do haj atë pak pension që kam i thashë. Unë po pres që ky ndërtim pa leje të prishet, se shtëpia po më prishet. Kudo jam ankuar dhe kërrkush nuk ka marrë masa. Dua të bëhet shembull. Shtëpinë ma ka bërë djali me djersë balli dhe nuk po e gëzoj”, tha zonja Xhevahire. Ajo shtoi se në zonë vjen era peshk, një aromë tepër e keqe.

()


AlbaniaWeb.net