Sat, Apr 19, 2025

Të shtënat në Tiranë! Ka të plagosur, i lënduari u dërgua në një spital privat. Në sherr u përfshinë 7 vetë

  • PublishedApril 16, 2025

Detaje të reja mësohen në lidhje me të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Pranë zonës së Liqenit Artificial, në një lokal, ka ndodhur një plagosje.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për AlbaniaWeb.net se i plagosuri është dërguar menjëherë për kurim në një spital privat.

Raportohet se shtatë persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe njëri ka qëlluar me armë zjarri.

(AlbaniaWeb.net)


AlbaniaWeb.net