‘E quajta mosmirënjohëse’/ Labi flet për raportin me Dafinën: Sot nuk kemi kontakt
Moderatori i njohur, Labinot Gashi, ka bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë në lidhje me raportin e tij të prishur me këngëtaren Dafina Zeqiri. Në një intervistë me ‘RTV Dukagjini’, Gashi tregoi se marrëdhënia e tyre është ndërprerë plotësisht dhe nuk ka më asnjë kontakt mes tyre, madje as në rrjetet sociale.
“Nuk kemi asnjë raport, nuk flasim, nuk jemi as follow në Instagram,” – u shpreh Gashi. Ai shtoi se ka dhënë shumë në këtë miqësi dhe ndihet i zhgënjyer nga mungesa e vlerësimit.
“Unë kam bërë shumë për të. Kam ngrënë bukë me të, i kam qëndruar pranë për vite, por një gjë e vogël i ka lënë përshtypje. E quajta mosmirënjohëse, për ditëlindjen që organizoi. Si është e mundur që një njeri që i ka qëndruar afër për dekada, të mos jetë pjesë e asaj dite, ndërsa ishin aty njerëz që s’kanë qenë kurrë afër saj? Njerëz që ishin në ‘BBVA’” – tha ai.
Megjithatë, Gashi nuk harroi ta urojë Dafina Zeqirin për shtatzëninë:
“Dua t’i uroj më të mirat, pasi po bëhet nënë. Më e rëndësishmja është të mos stresohet. Mbi të gjitha, është respekti.”
Kujtojmë që prezantuesi Labinot Gashi dhe Dafina Zeqiri kishin një miqësi të ngushtë prej vitesh. Një raport i tillë nuk ekziston më dhe kjo u pa me mungesën e Labit në festën gjigante të ditëlindjes së Dafinës vite më parë.
Pikërisht atë ditë, Labi bëri një postim në Instagram me fjalën “mosmirënjohje”, duke i bërë ndjekësit të aludojnë se ishte një thumb indirekt për Dafinën.