FOTO/ Likuidoi Bayern, mediat italiane në delir, festojnë për suksesin e Inter
Në kushte emergjence, në Milano, duhej një mrekulli për të përmbysur Inter, në fakt, Bayern krijoi disa iluzione, por në fund zikaltërit me meritë “fluturojnë” në fazën gjysmëfinale, aty ku do të përballen me Barcelonën. Në “San Siro”, pas një pjesë të parë të luftuar fort, me fillimin e fraksionit të dytë, Harry Kane me një goditje të saktë brenda në zonë bëri që në stadium të pllakoste heshtja.
Inter jo vetëm që nuk u demoralizua, por djemtë e Simone Inzaghi-t treguan karakter duke përmbysur Bayern brenda pak minutash. Fillimisht, në minutën e 58-të, kapiteni Martinez përfitoi nga një top i ngecur në zonë dhe me një goditje të fortë tundi rrjetën duke rikthyer baraspeshën. Tre minuta më vonë, thuajse në të njëjtën formë, gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, një ish i famshëm si Pavard ndëshkoi Bayern, ku në zonë me kokë fitoi duelin me Kim duke bërë që “San Siro” të shpërthente në festë.
Bayern nuk hoqi dorë nga faza ofensive, në përpjekje për t’u rikthyer në lojë. Në minutën e 76-të, Dier në tentativë për të kthyer një top në qendër, kaloi dhe portierin Sommer, me sferën që përfundoi në rrjetë duke barazuar shifrat në 2-2.
Tifozët përjetuar emocione deri në frymën e fundit, pasi në shtesë Thomas Myler kishte një rast të pastër për të mbajtur të gjallë shpresat e Bayern, por goditja e tij ishte e lehtë, duke bërë që në fund festa të ishte e gjitha për tifozët zikaltër që këtë sezon ëndërrojnë për gjëra të mëdha, “tripileta” nuk është thjesht një iluzion.
Suksesi i Inter ndaj Bayern solli festë në të përditshmet italiane: “Bye Bayern, Inter përshëndet Kane, në gjysmëfinale me Barcelonën”, shkruan Corriere dello Sport në faqen e parë.
()