FOTO/ “Pa lojë nuk mund të ketë mrekulli”, mediat “godasin” Ancelottin, humbet edhe Mbappe
Kërkohej një përmbysje, kërkohej një mrekulli, por këtë herë efekti “Bernabeu” nuk i shërbeu Real Madrid, me ekipin e Ancelottit që nuk bërë asgjë nga këto përballë Arsenal duke u eliminuar nga Champions League, një turne që e kishin kthyer në një monolog në vitet e fundit. Pas suksesit të pastër 3-0 në sfidën e parë, “topçinjtë” triumfuan edhe në Spanjë, këtë herë me rezultatin 1-2, duke siguruar një biletë për në gjysmëfinale, aty ku do të përballen me PSG.
U pa qartë që në fillim se Arsenal as që kishte ndërmend të lëshonte qoftë dhe një milimetër në fushë, madje kishin shansin të kalonin në avantazh që në minutën e 13-të teksa fituan një 11-metërsh, por Saka nga pika e bardhë goditi jashtëzakonisht keq, me Courtois që mbajti Realin në lojë.
Atë që nuk e bëri dot nga 11 metra distancë, Saka e bëri në minutën e 65-të, ku i shërbyer në zonë nga Merino, me një parabël të bukur kaloi portierin belg duke i dhuruar Arsenalit avantazhin. Reali reagoi shpejt, pas vetëm dy minutash, Vinicius jr përfitoi nga një gafë e Saliba-s duke barazuar shifrat në 1-1.
Të shtyrë nga publiku, Reali u përpoq të rihapte lojën, por jo vetëm që nuk e bënë diçka të tillë, por në shtesë, pas një kundërsulmi të shpejtë Maritineli realizoi golin e dytë duke “fluturuar” me spektakël në gjysmëfinalen e Champions League teksa likuiduan një nga favoritët e mëdhenj, Real Madrid.
Në Spanjë, të përditshmet sportive nuk u kursyen aspak pas këtij eliminimi: “Pa lojë nuk mund të ketë mrekulli”, shkruan Marca. “Pa Champions dhe pa Mbappe”, ishte titulli i përzgjedhur nga Sport, duke iu referuar dëmtimit të sulmuesin francez.
Krejt ndryshe ishte atmosfera në mediat angleze, tani në ishull besojnë se Arsenal mund të fitojë Champions League.
()