Sat, Apr 19, 2025

Gati revolucioni te Partizani, Gega me “laps” në dorë. Ekipi duhet rindërtuar

  • PublishedApril 17, 2025

Gati revolucioni te Partizani, Gega me “laps” në dorë. Ekipi duhet rindërtuar

Partizani është për pjekur gjithnjë të firmos kontrata afatgjata me lojtarët dhe kjo i ka dhënë njëfarë avantazhi për t’i mbajtur lojtarët deri në momentin kur ka ardhur oferta e duhur.gegaAktualisht, pjesa më e madhe e lojtarëve kryesorë janë nën kontratë për të paktën edhe sezonin e ardhshëm, por ka edhe nga ata që mund të largohen në verë me parametra zero, që i kushton klubit financiarisht dhe sportivisht.

BINTSUKA Emri më i përfolur është ai i Arshonzh Bintsukës, të cilit i skadon kontrata pas dy muajsh. Kongolezi ka refuzuar të rinovojë dhe për këtë ia ka bërë të qartë edhe klubit, që në janar u përpoq ta shiste, por ikja e Mba dhe vonesa me gjetjen e një zëvendësuesi, bëri që gjithçka të anulohej dhe tashmë Bintsuka të ketë mundësinë të firmosë me cilin klub të dëshirojë si lojtar i lirë. Me largimin e kongolezit, Partizani do të mund të fitonte vetëm taksën e formimit që është diku te 30-40 mijë.

TAIPI Pas largimeve të shumta të liderëve, Partizani ia ndjeu nevojën Taipit, që është ndër të paktët lojtarë me eksperiencë në klubin e kuq. Marrëdhënia mes lojtarit dhe klubit është shumë korrekte deri më tani, çka mund ta bëjë më të lehtë rinovimin, por ardhja e Gegës mund të çojë në ndryshimin e situatave. Të dy janë njohje e vjetër e njëri-tjetrit, por mbetet të shihet sesa trajneri e konsideron si pjesë të projektit mesfushorin.

ELEKE Nigeriani erdhi në janar te Partizani si një afrim i madh për shkak të “CV”-së, teksa, që me ardhjen e tij, ka arritur të lërë shenjë me gola dhe me paraqitje pozitive. Në momentin e prezantimit të sulmuesit, klubi i kuq nuk ka bërë me dije afatin e kontratës së sulmuesit. Burime pranë klubit kanë bërë me dije se nigeriani ka firmosur deri në fund të sezonit, me opsionin e rinovimit edhe për një tjetër. E paqartë mbetet nëse rinovimi është në varësi të klubit apo të të dyja palëve. Nëse Eleke largohet, maja e sulit do të bëhej çështje te “Demat”, pasi pritet të ikë edhe Bintsuka dhe Keko do të mbetej “pyka” e vetme.

DOMGJONI Mbrojtësi erdhi në fillim të sezonit, por kontrata i skadon në këtë verë. Me Gegën ai ka luajtur si titullar, por mbetet të shihet nëse do të ketë një marrëveshje të re me klubin për rinovimin e kontratës apo Partizani do të kërkojë për zgjidhje të reja.

REVOLUCION Të mësipërmit nuk pritet të jenë të larguarit e vetëm në verë. Ky Partizan nuk po funksionon siç duhet dhe trajneri Gega nuk ka hezituar t’i tregojë problemet. Me ardhjen e tij dhe të Haxhias, merkatoja pritet të jetë mjaft dinamike, pasi skuadra ka nevojë për eksperiencë dhe cilësi. Që të bëhen afrime, duhet të bëhen largime dhe lojtarë si Vujnoviç, Çipi, Osmanllari, Shanaj apo Gudjufi janë në listën e atyre që mund të lënë klubin në verë. Afrimet kanë nisur qysh tani, me Herolind Shalën, që para dy ditësh firmosi me klubin e kuq. Dyshja GegaHaxhia kanë në dorë listën dhe pritet të bëjnë vlerësimet e tyre mbi ata që duhen larguar dhe nevojat për përforcime.

SHITJET Me shitjet e janarit, mund të themi se Partizani ka mbyllur një “epokë” të artë, sa u përket transferimeve. Tashmë klubit i lind detyra të rrisë “xhevahirë” të tjerë për të përfituar të ardhura në vijim. Por, për momentin, duke parë situatën e ekipit dhe formën e lojtarëve, thuajse asnjë lojtar nuk premton për një shitje të madhe, të ngjashme me ato të Rrapajt, Maget apo Matondos.


AlbaniaWeb.net