Sat, Apr 19, 2025

Lazio synon përmbysjen në Europë, trajneri ndan mendjen për Hysaj

  • PublishedApril 17, 2025

Lazio synon përmbysjen në Europë, trajneri ndan mendjen për Hysaj

Lazio do të përballet me Bodo/Glimt në Europa League. Pas humbjes 2-0 në ndeshjen e parë, lacialët do të kërkojnë përmbysjen.

Trajneri i ekipit italian, Baroni ka vendosur për titullarët. Mbrojtësi Elseid Hysaj e nis nga stoli dhe mund të aktivizohet në pjesën e dytë.

31-vjeçari i kombëtares po kalon një sezon të vështirë, ku në shumë prej ndeshjeve nuk ishte grumbulluar. Hysaj është pjesë e Lazios që nga viti 2020, periudhë në të cilën erdhi nga Napoli.


AlbaniaWeb.net