Sat, Apr 19, 2025

Me Teutën, asnjë fitore/ Tirana, sytë nga Zharmuni e Ndreca

  • PublishedApril 17, 2025

Me Teutën, asnjë fitore/ Tirana, sytë nga Zharmuni e Ndreca

Tirana do të luajë me Teutën këtë javë të 35-të, por këtë kampionat ajo nuk e njeh shijen e fitores. Edhe pse skuadrat janë përballur tri herë në kampionat, bardheblutë, veç një barazimi në “Arena Kombëtare” kanë shijuar dy herë humbjen. Madje, edhe me përmbysje ndaj bardhebluve. Tirana duhet të fitojë të paktën një herë ndaj Teutës në këtë kampionat.

Ualid Zharmuni është lojtari më i rëndësishëm në fushën e lojës. Futbollisti deri tani ka shënuar 12 gola dhe ishte vendimtar në fitoren që Tirana arriti në derbin me Partizanin. Sulmuesi është tre gola nga Bekim Balaj. Në Korçë, francezi nuk është se bëri ndonjë gjë të madhe dhe pikërisht tani duhet të tregojë se është lideri i skuadrës.

Ndaj Teutës dhe Dinamos duhet të japë një forco tjetër për të qenë ai që të vendosë ndeshjen. Deri tani, vendimtar po rezulton sulmuesi Akileu Ndreca. Ky i fundit, ndonëse ka pasur probleme personale, ia ka dalë që të japë shpirtin në fushën e lojës dhe të arrijë të tregojë veten. Goditja e dënimit e kthyer në gol ishte e dyta pas derbit që u dha pikë bardhebluve.


AlbaniaWeb.net