Për të ardhur në Tiranë duhet të kalonit nga “qafa e bufit”/ Rama thirrje demokratëve: E votuat 2 herë, doni ta mbani akoma në qafë bufin?
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë takimit elektoral me gratë e vajzat dibrane, u ka bërë thirrje demokratëve të mos votojnë PD dhe “bufin” pasi ai kërkon tu mbetet në qafë për të zgjidhur hallet e tij.
Duke përmendur tunelin e Murrizit si një investim që ka shkurtuar ndjeshëm distancën me Tiranën, Rama tha se dikur për të ardhur në Tiranë, duhet të kalonit në “qafën e bufit”.
“Demokratët ta lënë në ajër bufin, del bufi thotë se do shkrijë SPAK-un në 12 maj. Po pse? Sepse ka hallin e vet. Shqipëria madhështore është vetëm një gjë. Meqë 2 herë shqiptarët e hëngrën dhe ja dhanë bufit, herën e parë jua thau xhepin dhe i la të vriten rrugëve. Herën e dytë gati sa nuk na coi në greminë me borxhe, prapë shqiptarët duhet tja japin bufit që ai tju rrijë në qafë? Nuk kanë shqiptarët kohë për të humbur me këtë histori”, tha Rama.
()