Sat, Apr 19, 2025

Rekursi për masën e sigurisë, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Berishës për përjashtimin e trupës së gjyqtarëve

  • PublishedApril 17, 2025

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e kryetarit të PD, Sali Berisha, për përjashtimin e treshes gjykuese të përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sander Simoni nga gjykimi i rekursit të tij për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Whatsapp Image 2025 04 17 At 13.38.11
Whatsapp Image 2025 04 17 At 13.38.11

Vendimi u dha sot nga gjyqtari Enton Dhimitri.

Seanca, e cila ishte parashikuar për të martën, u shty nga Gjykata e Lartë dhe do të zhvillohet më 22 prill.

Gjatë kësaj seance, pritet që gjykata të shqyrtojë gjithashtu rekursin e Berishës dhe të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për masën e sigurisë.


AlbaniaWeb.net