Aktorja Ema Andrea nderohet me çmimin prestigjioz italian
Aktorja Ema Andrea është nderuar me çmimin prestigjioz italian “Adelaide Ristori 2025”, për rolin e saj në shfaqjen “Negotiating Peace”, një bashkëprodhim teatror ndërkombëtar me artistë dhe grupe teatrore nga Ukraina, Kosova, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Italia, Çekia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia dhe Estonia.
‘Një gur ku mundem me lanë shenjën e djersës dhe besimit, një peshë mali që më duhet ta mbart me dinjitet! Faleminderit Blerta për durimin dhe pasionin, për talentin dhe dashninë! Faleminderit Blerta e Jeton që me keni besu e me keni marrë me vete ne këtë rrugetim! Meli, Istra, Ejla, Harald, Martin, Orest,Duki faleminderit për krijimtarinë tuaj!‘-shkruan ajo.
Cdo vit, që nga viti 1998 Soroptimist International d’Italia – Club Cividale del Friuli ndan çmimin prestigjioz “Adelaide Ristori” për artisten/in më të mirë të edicionit paraprak të Festivalit Mittelfest.