Gvozdenoviç “buzëqesh” në fundin e kampionatit, Elbasani njofton rikuperimin e futbollistit që nuk ka debutuar
Emir Azemoviç është rikthyer tek Elbasani. Mbrojtësi 28-vjeçar ishte i pranishëm sot në seancën stërvitore, ndërsa nesër është ndeshja me Vllazninë në orën 15:30.
Azemoviç akoma nuk ka debutuar me verdheblutë. I afruar në merkaton e verës së kaluar, qendërmbrojtësi pësoi një dëmtim të rëndë pikërisht sapo filloi sezoni.
Ky rikthim mund të konsiderohet mjaft i rëndësishëm. Elbasani ka nevojë për lojtarë në qendrën e mbrojtjes. Për Gvozdenoviç është përforcimi që kërkonte në këtë fund kampionati ku synohet përfshirja në Final Four.