Sat, Apr 19, 2025

Kanosën punonjësen e Bashkisë Kavajë, shpallen në kërkim tre persona

  • PublishedApril 18, 2025

Tre shtetas janë shpallur në kërkim pasi kanë kanosur në ambientet e punës së saj, për shkak të detyrës një punonjëse të Bashkisë Kavajë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit:
J. B., 33 vjeç, S. B., 36 vjeç dhe K. M., 37 vjeç, të tre banues në Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasja D. Q., 56 vjeçe, punonjëse e bashkisë Kavajë, se dje, këta tre shtetas e kanë kanosur në ambientet e punës së saj, për shkak të detyrës”, thuhet në njoftimin e policisë.


AlbaniaWeb.net