“Ndaj Milanit sfidë e rëndësishme”, Gjimshiti: Titullin e humbëm në ndeshjen ndaj Interit
Atalanta kërkon të dalë me pikë nga ndeshja e kampionatit me Milanin. Mbrojtësi shqiptar i bergamaskëve, Berat Gjimshiti në një intervistë të dhënë, e konsideroi këtë takim si mjaft të rëndësishëm. Gjimshiti shtoi se ekipi e humbi rrugën e titullit, pas asaj humbje me Interin.
“E parë nga jashtë, është e vështirë të gjykosh. Kanë paguar çmimin për ndryshimet e shumta të trajnerëve dhe lojtarëve. Pavarësisht kësaj, duke para kualitetet individuale, mbesin mes skuadrave më të forta në kampionat, afërsisht me nivelin e Interit.
Ndeshja e së dielës? Çdo ndeshje llogaritet, nuk mendoj se kjo sfidë ndaj Milanit është më e rëndësishme se të tjerat që janë luajtur. Pas humbjes me Interin, humbëm mundësinë që të synojmë titullin, por tani duhet të fokusohemi vetëm te 3 pikët e radhës.
Goli në ‘San Siro’? Si fëmijë luaja përpara, isha më i gjatë dhe ishte kënaqësi të shënoja. Një gol në ‘San Siro’ do të ishte fantastik, por objektivi i vërtetë është fitorja. Si mbrojtësi mësova të lexoj lëvizjet e sulmuesve dhe kushedi, një ditë do të më ndihmojë që të shënoj një gol vendimtar”, u shpreh Gjimshiti.