Sat, Apr 19, 2025

Partizani, Gega: Na duhet fitorja! Objektivi? Marr 100% nga të gjithë

  • PublishedApril 18, 2025

Partizani, Gega: Na duhet fitorja! Objektivi? Marr 100% nga të gjithë

Tekniku i Partizanit, Skënder Gega doli në konferencë para takimit ndaj Bylis.

“Kemi ardhur pas një ndeshje të fortë si ajo me Egnatian, ndeshje me ngarkesë në të gjitha aspektet. Për fat e kaluam me sukses, por kishte dëmet e veta. Keko me katër të verdha, Zeka fatkeqësisht ka pësuar dëmtim, po ashtu edhe Domgjoni që na jep shpresë të rikuperohet sa më shpejt. Në këtë aspekt jemi pak, ndoshta na krijon njëfarë detyrimi për të bërë më shumë. Pjesa tjetër ka punuar shkëlqyeshëm dhe duket se janë të motivuar për të realizuar atë që ne kërkojmë.

Forca jonë dhe fokusi është ndeshja me Ballshin, pastaj do shikojmë çdo gjë. Nuk mund të bëjmë plane për 3 ndeshje rresht. Rotacioni do ishte shumë i mirë nëse do ishin mundësitë dhe komoditeti me numër lojtarësh dhe pikë. Po mundohem të vendos njerëzit e duhur për momentin, të japin atë që unë pres. Nuk merrem vetëm me frymën dhe moralin, por si trajner jam munduar njëfarë filozofie për aftësitë dhe mundësitë që kemi. E rëndësishme të japin 100% dhe nëse kuptojnë çdo gjë që kemi punuar gjatë javës, gjërat shkojnë mirë.

Unë si trajner dhe ndoshta si tip, nuk jam natyrë që shtoj presion te lojtarët. Pikët janë gjithmonë të pashmangshme, dëshira dhe ajo kërkesa që do trajneri dhe klubi, po nuk është presion që të ndikojë për keq. Lojtarët të japin maksimumin, të jenë të qetë. Luajnë brenda territorit shqiptar, në një qytet pak më larg, nëse je i përgatitur dhe fizikisht mirë, nuk ka asgjë për dyshim. Nuk kemi presion, por e vlerësojmë jashtëzakonisht këtë ndeshje.

Shala ka ardhur si okazion, lojtar me shumë eksperiencë. Nuk ka ardhur për të shpëtuar Partizanin në këto momente, thjesht lojtar i lirë, shprehu dëshirën vetë, sigurisht pa klubin nuk mund të marrim asnjë hap. Çdo gjë ka shkuar “ok”. Stërvitet çdo ditë, ka mungesë minutazhi në këmbë, por nga ajo ditë që ka firmosur dhe deri në vazhdim, do jetë pjesë e Partizanit. Nëse vjen mundësi dhe kemi luksin, pse jo, Shala dhe të tjerë që nuk kemi parë më përpara.

Bylis? Besoj kanë pikësynimet e veta, nuk kam qejf të marr asgjë, qoftë edhe të mendoj se jam trajner i Partizanit. Jam në fokus tek objektivat që ka vendosur klubi, nuk po them tek unë. Objektivi im të marr 100% nga secili. Ata kanë objektivat e tyre. Ne kemi nevojë për vete dhe jemi gati”, u shpreh Gega.

 


AlbaniaWeb.net