VIDEO/ Cara protagonist në Ukrainë, realizon dy gola
Tedi Cara protagonist. Ish lojtari i Partizanit, i cili aktivizohet në Ukrainë në radhët e Oleksandria, ka shënuar dy gola, në suksesin 1-3, në fushën e Vorskla Poltava.
Cara realizoi të parin në minutën e 36-të pas një asisti të Kozak, ndërsa të dytin e shënoi në të 45-tën.
Për Tedi Carën, këta janë golat e parë me fanellën e skuadrës së re. Deri më tani, ai ka luajtur 8 ndeshje.