Sun, Apr 20, 2025

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit! Makina u shkrumbua plotësisht, ende asnjë gjurmë nga autorët

  • PublishedApril 19, 2025

Detaje të reja mësohen nga hetimet për vrasjen e Gjovalin Prendit pranë lokalit të tij.

Në automjetin e përdorur nga autorët  që u gjet në Fushë Gjorm, më shumë se 12 orë pas ngjarjes, nuk janë zbuluar gjurmë, pasi rezulton të jetë djegur plotësisht.

Gjovalin Prendi u ekzekutua para biznesit të tij në Pllanë të Lezhës, ndërsa një orë më vonë në Lundër u plagosën në një atentat mafioz djali dhe nipi i pronarit të kompanisë Pelikani Security, të dy të mitur, një shok i tyre, si dhe shoferi i familjes.

Policia dyshon se në Lundër u ngatërrua shënjestra dhe se objektiv i mundshëm ishte gruaja e parë e Roan Brahimit. Kjo e fundit, është motra e Ilir Beqarajt, i arrestuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, ngjarje ku dyshohet të ketë marrë pjesë dhe i shoqi. 1 muaj e gjysmë pas vrasjes së Bejtjas, Roan Brahimi u qëllua për vdekje në Greqi.

(AlbaniaWeb.net)


AlbaniaWeb.net