Laerti: 120 ditë në BBVA si një “ushtri shpirtërore” që më bëri burrë
Pas më shumë se 120 ditësh të qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, Laerti është ndalur në një reflektim të thellë për rrugëtimin e tij emocional dhe shpirtëror brenda formatit.
Aktori e përshkroi eksperiencën si një proces të ngjashëm me një “katarsis”, që e ka pastruar, formuar dhe rilindur brenda vetes. Ai nuk e fshehu faktin se në këtë rrugë ka gjetur një version të ri të vetes, më të plotë dhe më të pjekur.
“Ishte si dikur, kur ushtria zgjaste katër vjet dhe djemtë dilnin burra. Kështu më ndodhi edhe mua këtu.”
Laerti e cilësoi këtë periudhë si një nga më të rëndësishmet e jetës së tij, jo vetëm për përjetimet, por edhe për reflektimet e thella që i solli ky izolim nga realiteti i përditshëm. Sipas tij, 120 ditë janë më shumë se mjaftueshëm për të rindërtuar një personalitet dhe për të ndier brenda vetes plotësinë që rrallë gjendet jashtë.
Pavarësisht dëshirës për të qëndruar më gjatë, ai tha se përgjegjësitë jashtë shtëpisë e thërrisnin, ndërsa theksoi rolin e nënës në këtë udhëtim emocional.
“Jam djalë ushtaraku. Nëna ime ka qenë forca ime më e madhe, sidomos kur humba babain.”