Laerti nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Kolonjës në finalen e BBVA
Finalja e “Big Brother VIP Albania” ka sjellë emocione të forta për Laertin, i cili përveç takimit me familjarët, ka marrë edhe një surprizë të veçantë që e preku thellë: titullin “Qytetar Nderi” i Kolonjës.
Në shtëpi hyri kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, i cili ia dorëzoi personalisht këtë vlerësim, duke theksuar kontributin e Laertit në art dhe promovimin e zonës së Leskovikut.
“Me motivacionin për merita të larta në art, promovimin e zonës së Leskovikut dhe për të gjithë kontributin e tij në këtë zonë, e shpall Laert Vasilin ‘Qytetar Nderi’. Nga sot s’ka më ‘s’agapao’, ka ‘të dua’,” – u shpreh Isai me emocion.
I prekur nga ky nderim, Laerti ia dedikoi çmimin dy prej njerëzve më të rëndësishëm në jetën e tij: babait dhe gjyshit të ndjerë.
“Shpresoj që babai im të jetë i lumtur. Edhe gjyshi im,” – tha ai, duke mos fshehur emocionet në këtë moment të veçantë.