Sun, Apr 20, 2025

U kritikua për blerjen e mundësve rusë e çeçenë, presidenti Sahit Prizreni: Model për sportistët shqiptarë

  • PublishedApril 19, 2025

Në një kohë kur sporti shqiptar po përjeton zhvillime të mëdha, sot në fokusin tonë është një nga figurat më të respektuara të mundjes — presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni.
Në këtë intervistë ekskluzive, do të flasim për objektivat e federatës, të ardhmen e kampionëve shqiptarë, dhe për një emrat e sportistëvë rus që kanë ngjallur shumë diskutime: Dudajev, Çermen Abakarov.
“Ka qenë një përgjegjësi personale për t’i sjellë këta djem por për vendimin Sabiti nuk ka qenë vetëm.
Ne vendosëm për të marrë këta djem për të sjellë te sportistët tanë një model të disiplinës dhe njeriut të përkushtuar.

Ardhja e tyre ka qenë për të stimuluar dhe për të rritur cilësinë brenda llojit. Ata kanë arritur të gjithë titujt dhe arritjet duke dalë jashtë parashikimeve të mia, dhe paragjykimet e mediave janë një paradoks. Promovimi i vërtetë i sportit sot nga media lë për të dëshiruar ndaj doja të falenderoja që e bën. Ndërsa djemtë nësë do kthehesha pas në kohë do t’i merrja shumë kohë më parë në Shqipëri”- tha Prizreni.

 


AlbaniaWeb.net