Sun, Apr 20, 2025

Zgjedhjet parlamentare/ Elisa Spiropali në Kavajë: Më 11 Maj, qyteti shpëton nga rraqet politike të së shkuarës. Hap rrugën e të ardhmes

  • PublishedApril 19, 2025

Drejtuesja politike e PS pwr qarkun e Tiranws, Elisa Spiropali, së bashku me kandidatët Pandeli Majko, Ilva Gjuzi dhe Eldi Çepeli, zhvilluan sot pasdite një takim me banorët e lagjes nr. 2 të Kavajës.

“Vota për Partinë Socialiste nuk shkon kurrë dëm, sepse është votë për veten tuaj, për interesin tuaj, është votë për ofertën e të ardhmes europiane të Shqipërisë.

Ndërsa vota për të vetëquajturit  “madhështorë” është votë për rraqet e së shkuarës, të cilët kërkojnë të kthejnë drejtësinë e politizuar dhe të korruptuar.

Në këto zgjedhje edhe Kavaja do të kthehet nga e mbara, për të bërë bashkarisht punë të mira.

Ne kemi dhënë prova të përkushtimit për Kavajën, prandaj votoni kandidatët tanë, vajzat e djemtë tuaj socialistë, jo bajraktarët politikë që e përdorin Kavajën si pronë të tyre.

Në këto zgjedhje të tejkalojmë llogoret politike dhe flamujt partiakë, të  votojmë për Shqipërinë në BE në 2030 dhe  të shpalosim flamurin kuq e zi në Bruksel, mes flamujve të vendeve të Bashkimit Europian.

Duke qenë se jemi në prag të Pashkës, bashkë me urimet për festën, ju përgëzoj për harmoninë fetare e sociale, si një potencial i madh zhvillimi për Kavajën.”, u shpreh Spiropali.

()


AlbaniaWeb.net