Sun, Apr 20, 2025

‘Abissnet Superiore’/ Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin & teknikun më të mirë të javës së 35-të

  • PublishedApril 20, 2025

‘Abissnet Superiore’/ Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin & teknikun më të mirë të javës së 35-të

Java e 35-të e kampionatit ‘Abissnet Superiore’ uli siparin pasditen e së shtunës. Ashtu si zakonisht, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 35-të. Në portë është përzgjedhur gardiani i Teutës, Angelo Tafas.

Vija e mbrojtjes përbëhet nga: Agan Mjaki (Laçi), Artan Jazxhi (Teuta), Fabjan Përndreca (Bylis) dhe Andrey Yago (Vllaznia).

Maja e mesfushës përbëhet nga Mamane Amadou Sabo (Skënderbeu), ndërsa në krahë qëndrojnë Cristian Dros (Elbasani) dhe Arli Përgjoni (Bylis).

Në krahët e sulmit janë William Cordeiro (Laçi) dhe Arbin Zejnullai (Egnatia). Ndërsa në majën e sulmit qëndron Amarildo Gjoni (Elbasani).

Trajneri më i mirë i javës është tekniku i Teutës, Bledar Hodo.

Formacioni
 


AlbaniaWeb.net