“Ata çyrykët e tu ishin lëshuar ‘atë e bleu Rama’”/ Kryeministri tregon detaje nga biseda me Ilir Vrenozin: Pas 11 majit do të të vij në shtëpi me 5 trëndafila
Kryeministri Edi Rama, ka zgjedhur Ilir Vrenozin si personazh me të cilin ka ndërtuar videon e radhës të “Sy m’sy”.
Në një postim në rrjetet sociale, Vrenozi pretendon se ka four ne telefon me kreun e PS Edi Rama , i cili e ka ftuar të jetë i pranishëm edhe në podcastin e tij, ofertë që sipas opozitarit Vrenozi është refuzuar.
“Vrenoz ja ku më ke, ti më tënden je në rregull. Me nja dy lëvizje nga e vërteta. Unë kisha dëshmitar. Halli i madh është me çyrykët e tu Vrenoz. ‘Donte ta blinte Rama’, thanë. Unë nuk e dija që Nikua fliste me ty dhe që ishit miq, këtë e mora vesh dje. Po pinim kafe dje në Pogradec, më tregon videon e një Fidel Fidel, dhe pashë në ekran që e pëlqeje dhe ti këtë tipin. Më tregon Nikua dhe i thashë ‘flet ti me Vrenozin’, ‘flas’ më tha.”, u shpreh Rama duke pranuar kështu që biseda është kryer dhe duke dhënë detaje të mëtejshme mbi atë që është folur në komunikimin mes të dyve.
Vranozi tha se kryeministri e kishte ftuar për një kafe private ose për një vizitë në banesën e tij larg syrit të kamerave, ndërsa Rama u shpreh se një gjë e tillë pa dyshim që do të ndodhë pas 11 majit.
“Unë të thashë ‘ore më takon ti mua, apo ke hall se të turret partia?” dhe the “unë jam i djathtë, por jam anëtar partie’.
E vërtetë është se ishe i emocionuar, në siklet domethënë. Të thashë që kafe pa kamera pi ti me mua? Ti m the derën nuk ia mbyll dot kryeministrit, por nuk e kam shtëpinë në gjendje të mirë. Dhe unë të thash se aq sa e kam bredhur unë Shqipërinë çfarë nuk kam parë. Por do të të vij pas 11 majit, do të të vij me 5 trëndafila, e hap apo jo derën pastaj është puna jote”, tha kryeministri.
()