Sun, Apr 20, 2025

E rëndë në Gjirokastër/ 17-vjeçari dërgohet në spital pa shenja jete, dyshohet se…

  • PublishedApril 20, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Rreth orës 13:30, familjarët e shtetasit V. P., 17 vjeç, nga fshati Valare, e kanë çuar atë pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.

Nga hetimet e para, dyshohet se i riu ka kryer aktin e vetëvrasjes duke u varur në banesën e tij.

Grupi hetimor është drejtuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.


AlbaniaWeb.net