Sun, Apr 20, 2025

Jeta private pas “BBVA”, flet Heidi Baci: Jam mirë!

  • PublishedApril 20, 2025

Jeta private pas “BBVA”, flet Heidi Baci: Jam mirë!

Heidi Baci ishte e ftuara e parë e sezonit të ri të “Mos i bjer me top”.

E pyetur për jetën e saj private, Heidi ka ndarë një reflektim të sinqertë mbi gjendjen e saj aktuale emocionale dhe jetësore. Ajo u shpreh se është në një periudhë të mirë, ku ndjehet në paqe me veten dhe rrethin që e rrethon.

Sot jam mirë. Jam mirë me veten time, me punën, familjen e kam mirë. Mendoj që shëndeti është gjëja më e rëndësishme dhe unë derisa të jem e shëndetshme, mami, babi e të gjithë mirë, unë do të jem e lumtur,” – tha ajo.

Heidi shtoi se pavarësisht gjithçkaje, beson se gjithçka në jetë përcaktohet nga Zoti dhe risku që ai ka shkruar për secilin.