Mon, Apr 21, 2025

Sarandë/ Hodhën lëndë piroteknike duke krijuar panik në qytet, shoqërohen dy të rinjtë

  • PublishedApril 20, 2025

Dy shpërthime të forta në orën 20.55 kanë krijuar panik në qytetin e Sarandës. Policia menjëherë ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe ka arritur të identifikojë vendin e ngjarjes.

Pikërisht tek vendi i quajtur “Plazhi i ri” janë kapur dy persona, të cilët sapo kishin hedhur lëndë piroteknike të cilat kishin masë lartë shpërthimi.

Ata janë identifikuar si Ervis Ogici, 18 vjec. lindur dhe banues në Sarandë, dhe K. K, 17 vjec, lindur në Kozani dhe banues në Korfuz të Greqisë.

Të dy janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë dhe ndaj tyre po kryhen veprimet proceduriale për veprën penale “prishje e rendit dhe qetësisë publike”.

 


AlbaniaWeb.net