Shkak bëhet tradhtia! Butrint Imeri dhe Sezen Cifcioglu i japin fund romancës
Romanca e përfolur mes këngëtarit Butrint Imeri dhe modeles turke Sezen Cifcioglu duket se ka marrë fund. Pas disa postimeve romantike në rrjetet sociale që ngritën dyshime për një lidhje dashurie mes tyre, gjithçka ka ndryshuar papritur.
Sezen ka fshirë çdo gjurmë të Butrintit nga profili i saj në Instagram dhe dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin.
Burime pranë çiftit tregojnë se Sezen ka mësuar për një flirt të Butrintit me një vajzë tjetër gjatë kohës që ishin bashkë, çka ka sjellë një përplasje mes tyre dhe përfundimisht ndarjen.