“‘Ua prenë kokat’ të gjithë atyre që fituan në Primare”, Rama batuta në Kamëz për Primaret: Kreu i PD në Kavajë është në barkun e Bufit, e hëngri…
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me gratë dhe vajzat në Kamëz.
“Shihni çfarë ndodhi me Primaret. Thanë ejani se është garë e hapur u bë deti kos. Sikur u thanë nxirreni kokën kush vërtetë ka mbështetje e vota, e të tërëve ua prenë kokën. Primaret në Tiranë i festoi kryetari i PD në Kavajë, ndodhet sot në barkun e bufit, e hëngri. Se mos vetëm atë. Hëngri të tërë e as në lista nuk janë e as nëishani nuk u shihet. Sigurisht që nuk më intereson e ardhmja e PD. Por kjo është e vërteta tani”, tha kryesocialisti.