Mon, Apr 21, 2025

Dua Lipa feston Pashkët në jug të Shqipërisë me partnerin e saj

  • PublishedApril 21, 2025

Dua Lipa feston Pashkët në jug të Shqipërisë me partnerin e saj

Këngëtarja Dua Lipa, ka surprizuar ndjekësit duke festuar Pashkët në atdhe. Ajo ka zgjedhur bregdetin shqiptar për disa ditë relaksi në shoqërinë e partnerit të saj, aktorit britanik Callum Turner.

Nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale, Dua ka ndarë pamje nga pushimet në jug të vendit, ku shihet e qeshur, e relaksuar dhe duke shijuar detin dhe diellin shqiptar. Në një prej fotove, ajo ka shkruar thjesht: “Pashkë në shtëpi!”, krahas imazheve me Turner dhe momenteve të saj personale në bikini.

Romanca mes çiftit u konfirmua për publikun në fillim të këtij viti, dhe që prej asaj kohe, ata janë parë gjithnjë e më të lidhur. Këngëtarja shpeshherë i ka bërë dedikime të ndjera aktorit, si në ditëlindjen e tij, kur e quajti: “Personin tim të preferuar në botë.”