Klevis Balliu në Mazrek të Tiranës: Për ne, investitor strategjik është fermeri shqiptar. Dyfishojmë buxhetin për bujqësinë
Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Klevis Balliu, ka zhvilluar një takim në Mazrek, ku është angazhuar të dyfishojë buxhetin për bujqësinë dhe të mbështesë fermerët shqiptarë. Në postimin e tij, ai ka theksuar se fermerët shqiptarë janë investitorët strategjikë për PD, dhe jo “burrat e ministreshave të qeverisë apo bashkëhajdutët e pushtetit”.
Balliu ka theksuar se do të ofrohet subvencionim i drejtpërdrejtë pa burokraci për fermerët, dhe ka garantuar një mbulim sigurimi për prodhimet bujqësore që do të arrijë nga 70% deri në 100%. Sipas tij, prodhimet made in Albania do të kenë përparësi absolute.
Ai gjithashtu ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës për neglizhencë në mbështetje të bujqësisë, duke thënë se në 12 vitet e qeverisjes së tij, bujqësia ka kaluar në duar të trafikantëve, që kanë shkatërruar këtë sektor dhe kanë larguar fermerët shqiptarë.
Balliu ka ftuar qytetarët të votojnë për Shqipërinë Madhështore, duke kërkuar mbështetje për numrin 1 në zgjedhjet e 11 Majit.
Postimi i kandidatit të PD për Tiranën, Klevis Balliu:
Me Myslymin në Mazrek
📌 Ne i garatojmë fermerëve:
- Dyfishimin e buxhetit për bujqësinë💶.
- Subvencionim të drejtpërdrejtë pa burokraci💶.
✅ Për ne investitor strategjik është fermeri shqiptar dhe jo burrat e ministreshave të qeverisë apo bashkëhajdutët e pushtetit.
🗣️ Ne gatantojmë 70% deri në 100% mbulim të primit sigurimit për fermerin dhe padiskutim prodhimet made in Albania kanë përparësi absolute.
🚨Në 12 vite Edi Rama bujqësinë ja la trafikantëve që të mbjellin tokën ❌ dhe largoi fermerë shqiptar si edhe shkatërroi bujqësinë tonë.
🗳️Në 11 Maj voto numrin 1️⃣
🗳️ Voto për Shqipërinë Madhështore.