Mon, Apr 21, 2025

“Papa Françesku kishte një afeksion për Shqipërinë”, Dom Mark Pashkja: Ja dy arsyet pse Ati i Shenjtë zgjodhi vendin tonë për vizitën e tij të parë

  • PublishedApril 21, 2025

Bota mbarë është në zi pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut në moshën 88-vjeçare. Në një komunikim të drejtpërdrejtë për News24, zëdhënësi i Kishës Katolike në Shqipëri, Dom Mark Pashkja, ka folur me emocion për figurën e Papës dhe veçanërisht për lidhjen e tij të ngushtë me Shqipërinë.

“Lidhja e tij me Shqipërinë është faktike dhe ka qenë më shumë se evidente në çdo mundësi që i është dhënë Papës për të shprehur këtë afeksion,” u shpreh Pashkja. Ai kujtoi me mirënjohje faktin se Shqipëria ishte destinacioni i parë i vizitave zyrtare të Papa Françeskut pas zgjedhjes së tij në krye të Selisë së Shenjtë.

Sipas Pashkjas, motivi kryesor i kësaj zgjedhjeje ishte vëllazëria ndërfetare që karakterizon Shqipërinë – një shembull i rrallë në botë – dhe rezistenca e klerit katolik gjatë periudhave të errëta të historisë, veçanërisht gjatë sundimit otoman dhe regjimit komunist.

“Papa Françesku e vlerësonte qëndresën e klerikëve shqiptarë, të cilët përballuan pushkatime, internime dhe persekutime të shumta, duke ruajtur besimin dhe shpresën te Zoti,” u shpreh Dom Pashkja.


AlbaniaWeb.net