Mon, Apr 21, 2025

Tirana bën “vetëvrasje”, tani bardheblutë në “mëshirën” e Dinamos

  • PublishedApril 21, 2025

Tirana bën “vetëvrasje”, tani bardheblutë në “mëshirën” e Dinamos

Të pafuqishëm për të qenë zot të fatit të saj, Tirana tani është në mëshirë të rivalëve, në mëshirë të Dinamos. Nuk ishin të zotë të thyenin Teutën në kryeqytet, jo vetëm që nuk e bënë diçka të tillë, por ekipi i Bledi Shkëmbit pësoi një humbje të rëndë në “Arenën Kombëtare” duke u zhytur sërish në fundin e ftohtë. Një javë përpara fundit, bardheblutë renditen në vendin e 9-të, të parafundit, në kuotën e 36-të pikëve, 2 më pak se Skënderbeu.

Në javën e fundit, kalendari i rezervon Tiranës derbi e kryeqytetit përballë Dinamos së Ilir Dajës. Lajmi i mirë, nëse mund të quhet i tillë, është fakti se Dinamo është “fikur” në këtë fund sezoni ku në katër ndeshjet e fundit ka marrë vetëm 1 pikë. Një tjetër detaj pozitiv në këtë sezon që po shkon keq e më keq, është fakti që Tirana ka në favor takimet kokë më kokë me rivalët e tjerë në garën për të mbijetuar, në raport me Skënderbeun dhe Bylis. Në këtu kushte Tirana nuk është e detyruar të shoh se çfarë ndodh në sfidën tjetër Skënderbeu-Bylis, mjafton të fitojë me Dinamon.

Në çdo rast, edhe nëse fitojnë ndaj ekipit të Dajës, Tirana nuk shkon më shumë se faza “play-out”, do të jenë të detyruar të luajnë ndaj një ekipi të Kategorisë së Parë për të mbijetuar në elitë, por të gjithë këto llogari kalojnë më parë nga Dinamo.

Panorama Sport
Panorama Sport

“Superiorja me ruletë ruse. Tirana, Skënderbeu, Bylis dhe Laçi zbulojnë fatin e tyre në javën e fundit”, ishte titulli kryesor i përzgjedhur nga Panorama Sport, gazeta më e madhe sportive në vend.

()


AlbaniaWeb.net