Tue, Apr 22, 2025

Agron Shehaj nga Vlora: Këtu “Mundësia” forcë e dytë, ne mund të bëjmë historinë

  • PublishedApril 22, 2025

Nga Vlora, Agron Shehaj i Partisë Mundësia, ka deklaruar se forca e tij politike synon të renditet e dyta në këtë qark, për numrin e mandateve.

Shehaj tha se synimi i tyre nuk është vetëm krijimi i një grupi parlamentar, por kanë ambicie t’i japin Shqipërisë një qeveri ta pa korruptuar.

Shehaj: Tani na thonë keni ambicie të madhe. Doni të hyni në parlament me grup parlamentar pa ndihmën e PD dhe PS. Ju duket kjo ambicioze?! Kjo është pjesa më e vogël që duam ta bëjmë. Po kur ti japim Shqipërisë një qeveri ta pa korruptuar. Çfarë do të thoni? Është i çmendur. Se ky është vetëm fillimi.

Besoj se edhe ju e keni dalluar se kur flitet për atë pjesë të Shoqërisë që e ka ndarë mendjen. Kur flitet për partitë e reja, flitet për Partinë Mundësia.

Nëse do të bësh një punë të mira, duhet ta masësh vazhdimisht. Ne jemi mësuar të punojmë me metodë, të jemi me këmbë në tokë. E masim çdo javë punën. Mos u gënjeni nga propaganda.

Ndryshimi që do të vijë nga Vlora do të jetë i madh. Ne mund të bëjmë historinë e Shqipërisë nga këtu. Kemi të gjitha mundësitë për të qenë forcë e dytë në Vlorë. Që kjo mos të ndodhë e mos të bëhet realitet janë vërsulur duke nxjerrë sondazhe që nuk kanë lidhje me mbështetjen që ne kemi, me analistë që thonë asnjëherë një parti e re nuk ia ka dalë.

()


AlbaniaWeb.net