Ceremonia mortore e Papës sposton ndeshjet e Serie A, java e 34 luhet të dielën, priten konfirmime nga Lega për Inter-Roma
Ndarja nga jeta e Papa Frenskut ka ndryshuar sërish axhendën e ndeshjeve të javës së 34 të Serisë A. Kështu për shkak të vendimit për mbajtjen e 5 ditëve zi në Itali dhe faktit që ceremonia mortore për përcjellje e Papa Françeskut për në banesën e fundit do të zhvillohet ditën e shtunë, 3 sfidat e Serie A të programuara për t’u zhvilluar të shtunën, Komo-Xhenoa, Inter-Roma dhe Lazio-Parma janë shtyrë zyrtarisht.
Lazio-Para do të zhvillohet të hënën, ndërsa priten konfirmime nga Lega Kalcio sa i takon takimit Inter-Roma, nëse do të zhvillohet të dielën së bashku me sfidat e tjera të programuara për tu zhvilluar atë ditë ose jo, duke parë edhe impenjimin e zikaltërve të mërkurën e ardhshme në Champions League ndaj Barcelonës.