Chelsea pas sulmuesit të njohur, nisin bisedimet për transferimin
Chelsea nuk ndalet dhe synon të forcojë edhe repartin ofensiv. Sipas portalit Fichajes, klubi londinez ka nisur kontaktet për Serhou Guirassy, sulmues i Borussia Dortmundit me vlerë rreth 70 milionë euro.
29-vjeçari ka kaluar një sezon të jashtëzakonshëm, veçanërisht në Champions League, ku ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar 5 asiste në 14 ndeshje. Në total, në të gjitha garat, ai ka realizuar 29 gola dhe numëron 8 asiste.
Kalimi te Chelsea do sillte një mundësi të mirë për për Guirassy, për të treguar veten në Londër.