Tue, Apr 22, 2025

Rivaliteti i ri, Partizani ia merr dorën Egnatias

  • PublishedApril 22, 2025

Rivaliteti i ri, Partizani ia merr dorën Egnatias

Partizani dhe Egnatia ritakohen edhe një herë. Klubi i kuq ka qenë gjithnjë aty, por në vitet e fundit i është bashkuar edhe Egnatia. Klubi rrogozhinas i ka ngjitur shkallët shpejt dhe tashmë mund të themi se ekziston një rivalitet i ri mes këtyre dy ekipeve.

Gjithçka nisi në sezonin e kaluar në Superkupë, ku Partizani arriti të fitojë trofeun honorifik kundër rrogozhinasve në finale. Gjatë gjithë sezonit dy skuadrat shkëmbyen vendin e parë në renditjen e Superiores dhe në fund u ndeshën në finale, ku skuadra e Tetovës mori revanshin me një fitore vendimtare me gol të Ibrahimoglu, duke fituar titullin e parë kampion. Këto dy momente mund të themi se kanë krijuar një rivalitet të ri mes këtyre dy klubeve, me Partizanin, që me siguri ende e ndien finalen e humbur dhe kërkon ta harrojë me sa më shumë fitore si ajo e fazës së parë.

BILANCI KËTË SEZON – Sa u përket betejave të këtij sezoni, Partizani, edhe pse një skuadër më pak e fortë në letër, ka arritur t’i mposhtë rregullisht rrogozhinasit. Deri më tani, dy skuadrat janë ndeshur plot pesë herë në këtë sezon, ku në tri raste ka fituar Partizani, një sfidë është mbyllur barazim dhe një tjetër është fituar nga Egnatia. Të kuqtë fitonin ndeshjen e fazës së parë, teksa më pas vinte një barazim e një fitore e rrogozhinasve.

Së fundmi, Partizani e mposhti dy herë Egnatian, duke fituar gjysmëfinalen e parë të Kupës me shifrat 0-1 dhe me të njëjtin rezultat edhe në kampionat. Kjo është e gjashta dhe mbetet një nga betejat më vendimtare dhe me siguri Egnatia kërkon revanshin.

Screenshot 2025-04-22 173028

PANORAMASPORT.AL


AlbaniaWeb.net