Sezon zhgënjyes i Milan, vetëm 4 pikë ndaj rivalëve direkt, Theo drejt rinovimit
Humbja ndaj Atalantës këtë fundjavë në San Siro, riktheu zhgënjimin sërish tek Milan, me skuadrën kuqezi që po mbyll një sezon tepër negative, duke rrezikuar seriozisht pjesëmarrjen në kompeticionet evropiane sezonin e ardhshëm.
Mediat italiane ndërkohë ndalet tek numrat zhgënjyes që ka prodhuar ekipi i Coincecaos deri më tani. Në 14 sfida direkte që Milan ka zhvilluar deri më tani me 8 skuadrat që ndodhen në krye të renditjes, ka arritur të grumbullojë vetëm 8 pikë nga 42 të mundshme. “Djalli” ka shfaqur dobësi në përballje me rivalët, këtë sezon duke merituar në njëfarë mënyre edhe pozicionin në renditje ku ata ndodhen aktualisht.
Për ironi të fatit, Milan ka arritur të marrë gjysmat e këtyre pikëve ndaj Interit, me skaudrën e drejtuar nga Fonseca në fazën e parë që fitoi 1-2, ndërsa derbi i fazës së dytë përfundoi në barazim 1-1. Ndërsa statistika negative kuqezinjtë kanë me të gjithë rivalët e tjerë, teksa ka grumbulluar 1 pikë me Juventusin, 1 me Romën, 1 me Lazion dhe 1 me Fiorentinën, teksa milanezët kanë humbur të dyja sfidat me Atalantën dhe Napolin këtë sezon.
Ndërkohë tifozët e Milanit mund të kenë të paktën 1 arsye për të buzëqeshur në fund të këtij sezini, teksa një prej lojtarëve më të mire të ekipit, Theo Hernandez është pranë rinovimit të kontratës me kuqezinjtë.
Me kontratën që skadon në 2026, tek Milan kanë nisur prej javësh punën për të gjetur marrëveshjen me anësorin franzes dhe sikundër edhe drejtori sportiv Moncada theksoi para takimit me Atalantën, palët janë afër finalizimit të marrëveshjes. Pas një nisje sezoni jo të mirë të Thos, kur u mendua se ai do të largohej, me francezin që pati madje edhe mundësinë e largimit tek Como në Janar, tani duket se drejtuesit e “Djallit” janë bindur për ta patur francezin pjesë të projektit në ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.