Tue, Apr 22, 2025

VIDEO/ Del pas 3 orësh nga SPAK vartësi i Ballukut. Kreu i Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri kyç sërish gojën përballë gazetarëve

  • PublishedApril 22, 2025

Ka dalë nga SPAK, pasi qëndroi aty për dy orë, kreu i Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, një prej vartësve dhe njerëzve të afërt të Belinda Ballukut.

Ai nuk ka bërë asnjë deklaratë për mediat, duke zgjedhur të heshtë përballë pyetjeve të gazetarëve.

Myzyri mësohet se është marrë në pyetje në lidhje me dhënien e disa tenderave publikë.

Në KPP janë marrë në hetim disa procedura dhe po zhvillohet hetim më i gjerë në lidhje me rastin.


AlbaniaWeb.net