Agron Shehaj në “Log”: SPAK ka bërë progres. Mori krahun e djathtë të Ramës dhe nga zyra e çoi në burg. Votat e “Mundësisë” nuk do t’i bashkohen…
Kryetari i partisë së “Mundësisë”, Agron Shehaj, i ftuar në “Log” në News24, shprehu vlerësim pozitiv për punën e SPAK duke deklaruar se i qëndron mbrojtjes pa kusht të luftës së drejtësisë kundër korrupsionit.
Shehaj tha se votat e “Mundësisë” nuk do ti bashkohen vendimit për të kufizuar kompetencat e SPAK.
Sipas kreut të “Mundësisë”, se SPAK mori krahun e djathtë të Ramës dhe e burgosi dhe kjo duhet vlerësuar.
Agron Shehaj: I qëndroj mbrojtjes pa kusht të luftës së drejtësisë kundër korrupsionit. Unë kam qenë ai që kam thënë se po presim nga SPAK që drejtësia ti japë fund pandëshkueshmërisë në këtë vend. Kam thënë që nuk mund teë na bëni për budallenj, se koka e korrupsionit është Rama dhe Veliaj, ka një proces dhe progres i luftës së korrupsionit. Kanë marrë krahun e djathtë nga zyra në burg.
Po ndodh përplasje e madhe midis politikës dhe drejtësisë. Ishte te sulmi i pastër, u futën në kompjuterat e SPAK, e dinë që ëhstë dora e mazhorancës nga pas. Kemi 5 kandidatë për deputetë të PS zyrtarisht në hetim nga SPAK. Kryetari i bashkisë për PS në Shkodër është zyrtarisht në hetim. Dhe Rama flet për broçkulla.
Në datën 12 maj e gjithë ajo përplasja ka rënë, dhe Rama thotë jo po e bëmë ne. Në 12 maj, disku do të ndryshojë dhe aty do të fillojnë pazaret. 85 % e forcave politike duan ta shkatërrojnë drejtësinë.
()