Alba dhe Limi përplasen pas afrimitetit në ‘Ferma VIP’: Ty ta do by*ha, jo zemra
Dy prej banorëve më të përfolur të ‘Ferma VIP’, Alba Pollozhani dhe Lim Hoti, janë bërë sërish qendër e vëmendjes, pas një afrimi të shpejtë që nisi me intimitet nën jorgan dhe përfundoi me një përplasje të ashpër emocionale.
Gjatë një darke romantike, Alba vendosi të fliste hapur për ndjenjat e saj. “Kam pëlqim për ty, interes, dua të të njoh më shumë. Më mungon kur je larg,” – i tha ajo Limit. Por përgjigjja e tij ishte befasuese.
“Unë jam komplet e kundërta e kësaj. Mendoj se duhet t’i japim hapësirë njëri-tjetrit. Çfarë pëlqen tek unë?”, e pyeti ai me ironi.
Kur Alba i shpjegoi se nuk e di saktësisht, por i pëlqen çdo gjë që ai bën, Limi u përgjigj prerë:
“Atëherë çdo gjë që po ndodh këtu mes nesh, po ndodh se ty ta do by*ha dhe jo zemra.”
Edhe pse Alba këmbënguli se ndjenjat e saj janë të sinqerta, Limi ishte i vendosur në qëndrimin e tij:
“Nuk dua të jem i keq, por po të them me mënyrën më të butë që mes nesh s’ka asgjë. Ti nuk arrin ta kuptosh. Nisi si lojë dhe po përfundon po aq shpejt.”