“Burrat demokratë të shoqeve tuaja vërini në gjumë më 11 maj”, Rama batuta me gratë në Shkodër: Më duruat deri tani heroikisht, jeni gati të bëni çdo gjë
Kryesocialisti Edi Rama në takimin elektoral të zhvilluar në Shkodër me gratë e vajzat e këtij qyteti, u tha atyre se ndjehet mirënjohës pasi e duruan kaq gjatë në mënyrë heroike, dhe kjo tregon se ato janë në gjendje të bëjnë cdo gjë.
Duke bërë batutë me vajzat, Rama tha se ato duhet të bëjnë cdo gjë për të bindur shoqet e tyre që të votojnë PS më 11 maj, ndërsa burrat demokratë të shoqeve të tyre t’i vënë në gjumë më 11 maj që të mos votojnë PD.
“Ju jam shumë mirënjohës pasi më keni dëgjuar kushedi sa herë, duruat heroikisht deri tani, kjo tregon se nuk ka gjë që nuk e përballoni. Di tju them kaq, mos lini shoqe komshije, krushk, kënd pa taku e pa fol. Dhe sa më shumë burra demokratë nëpërmjet grave të tyre, shoqeve tuaja të paktën vërini në gjumë më 11 maj mos të shkojnë të votojnë”, tha Rama.
()