Edi Rama: Shkolla “Ismail Qemali” në Shkodër do jetë ndër më të bukurat në vend, gur themeltar i historisë së qytetit
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka qëndruar sot në Shkodër. Ai mori pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se plotë të shkollës “Ismail Qemali”.
“Kjo shkollë është krijuar pak muaj pas shpalljes së Pavarësisë. Pra, kjo shkollë ka lindur nga njerëz patriotë, njerëz që i kanë dhënë Shkodrës para shumë qyteteve të tjera të Shqipërisë, një dritë dije, dashurie për kulturën, që për fat të keq ka ardhur duke u zbehur dhe tretur posaçërisht dekadat e fundit.
Këtu është vendosur një gur themeltar i historisë së qytetit, dijes, kulturës, vendit, Shkodrës dhe qytetarisë. Shkodra e meritonte këtë projekt. Ne kemi ndërtuar 450 shkolla, kjo këtu është ndër më të bukurat”, u shpreh Rama.
()