Fri, Apr 25, 2025

Është rikthyer në super formë, Kumbulla fut në mendime Espanyol dhe Romën

  • PublishedApril 25, 2025

Është rikthyer në super formë, Kumbulla fut në mendime Espanyol dhe Romën

Mes Romës dhe Barcelonës, në mes qëndron Kumbulla. Qendërmbrojtësi kuqezi po zhvillon një super sezon në radhët e Espanyol, skuadër ku u transferua gjatë verës në formë huazimi nga Roma. Kumbulla kaloi në La Liga në një moment delikat të karrierës së tij, pasi dëmtimi i ligamenteve të gjurit bëri që rreth tij të ngriheshin dyshime të forta. Ndryshe nga se mendohej, mbrojtësi kuqezi ia doli dhe sot ka bërë që dy klubet, Espanyol dhe Roma, të mendojnë seriozisht se çfarë do të bëjnë në fund të sezonit.

Dëshira e Espanyol është të mbajë në skuadër Kumbullën, një lojtar që në këtë sezon ka zhvilluar 30 ndeshje, 29 prej të cilave si titullar, madje ka realizuar edhe 3 gola. Fjalën e parë në lidhje me të ardhmen e tij e ka pikërisht klubi spanjoll, por Roma preferon që çdo skuadër e cila kërkon shërbimet e tij të paguajë për kartonin e Kumbullës, ndërsa Espanyol e preferon në formë huazimi me të drejtë blerje.

Në çdo rast, nëse ekipi spanjoll nuk kënaq kërkesat e Romës, Kumbulla është i mirëpritur në kryeqytetin italian pasi tani është më i pjekur dhe mbi të gjitha në një formë të mirë fizike. Në të njëjtën kohë, forma e Kumbullës është një lajm pozitiv edhe për Sylvinho-n, trajnerin e Kombëtares, në një kohë kur Gjimshiti dhe Ismajli kanë shfaqur probleme këtë periudhë, mbi të gjitha futbollisti i Empolit i cili nuk është rikuperuar ende.

()


AlbaniaWeb.net